DURRES, 5 prill 2013– Gjatë ditës së djeshme me datë 04.04.2013 Komisariati i Policisë Durrës ka plotësuar Kërkesë-Padi për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për tre shtetas.
Një burrë 51-vjecar, banues në Durrës i është drejtuar Policisë së Durrësit me një denoncim për gruan e tij. Ai ka kërkuar ndihmë nga policia, pasi sipas tij, bashkëshortja e tij me iniciale F.C., ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
Në këto kushte policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershmë për shtetasin 51 vjeç banues në Durrës.
Gjithashtu një shtetase 42-vjecare, banuese në Durrës ka denoncuar të atin në polici, sepse babai i saj, shtetasi G.Xh., 56 vjec, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Një shtetase 83-vjeçare, banuese në Krujë denoncon të birin, sepse djali i saj, shtetasi P.P., 60 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Për të tre shtetasit e dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht Komisariati i Policisë Durrës ka plotësuar Kërkesë-Padi për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme.





