Një 62-vjeçar kinez ka shpëtuar për mrekulli edhe pas rënies në një gropë me baltë dhe llum në zonën e Sichuan në Kinë.

Chan Lai u shpëtua nga zjarrfikësit dhe banorë të zonës, që arritën ta nxjerrin të gjallë nga gropa.

"Po zhytesha thellë e më thellë. Ishte si rërë thithëse që më tërhiqte poshtë.

Kam qëndruar në gropë për katër ose pesë orë dhe ndonjëherë koka ime ishte poshtë në llum.

Ishte i varrosur dhe mendova se shumë shpejt do vdisja," u shpreh fermeri duke nënvizuar se ishte me fat që ishte ende gjalë.