Një specie e re e merimangave gjigante Tarantula, me madhësi sa fytyra e njeriut dhe të dallueshme nga ngjyra e tyre gri e çelët, u zbuluan nga hulumtuesit lokalë në veri të Sri Lankës.

Sipas kanalit televiziv britanik Sky News, kjo specie mori emrin e policit, i cili shoqëroi kërkuesit shkencorë gjatë ekspeditës së tyre nëpër xhungla, Poecilotheria rajaei.

Sipas fjalëve të njërit prej studiuesve, "këto merimanga janë shumë të rralla, pasi për shkak të shpyllëzimit numri i specieve u reduktua ndjeshëm dhe ato u detyruan të zhvendoseshin në shtëpi të braktisura". Helmi i tyre është vdekjeprurës.