GJIROKASTER, 5 prill 2013– Një sasi eksplozivi i është vendosur mbrëmë një automjeti në qytetin e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit në vendin e quajtur “Ura e Lumit”  ku automjeti me targa CK 569 CM i cili drejtohej nga Rudi Haxhia ka shpërthyer  në momentin kur ishte në lëvizje.

Mësohet se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit dhe përveç dëmeve materiale fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.

Nuk dihene ende shkaqet e shpërthimit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.