TIRANE, 4 prill 2013 – Pas votimit ne Kuvend, pesë ministrat e rinj të kabinetit Berisha janë betuar para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Në ceremoninë, e cila ka zgjatur pak minuta kanë marrë pjesë kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e sotme emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar, dekretuar mbrëmë nga presidenti Bujar Nishani, pas propozimit të kryeministrit Berisha.
Dy votat pro ndryshimeve kanë qenë nga deputetët e larguar nga PS-ja, Asllan Dogjani dhe Kadeli, ndërkohë që deputetët e LSI-së kanë abstenuar dekretet.





