BRITANI E MADHE, 23 mars 2013 – Dimrit duket se nuk i ka ardhur ende fundi për këtë vit në Britani. Në shumë zona të vendit ka patur stuhi bore dhe vërshime, që i kanë marrë jetën të paktën një personi. Sipas policisë angle bëhet fjalë për një 27 vjeçar që ka humbur jetën, ndërsa po kthehej në shtëpi.
Anglia veriore, Ëellsi dhe pjesë të Skocisë janë mbuluar me një shtresë bore, që ka ngadalësuar udhëtimin në ato zona. Rradhë të gjata automjetesh janë krijuar nëpër autostrada, të cilat janë mbuluar nga dëbora dhe shtresat e akullit.
Në jugperëndim të vendit, shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar vërshimin e lumenjve dhe rrëshqitje të dheut, që la edhe një person të vdekur.
Metereologët parashikojnë që moti i ashpër në Britani të vazhdojë edhe për disa ditë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





