TIRANE, 23 mars 2013– Ermal Mamaqi ka mbushur 31 vjeç dhe ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen me stafin e serialit të ri “Femrat”, ku ai është protagonist.

Surpriza e mbrëmjes ishte një dhuratë shumë e madhe e paketuar, që kur Ermali bëri ta hapë nga kutia doli një femër bionde kaçurrele. Kjo ishte surpriza që bashkëshotja e tij Ami i kishte rezervuar atij krahas një ore të teknologjisë së fundit.

Pas largimit nga “Apartamenti 2XL”, Ermali u angazhua me xhirimet e serialit “Femrat”, ku ai ka rolin e një avokati.

Për faktin se Ami dhe Ermali i kanë përvjetorët e ditëlindjes të dy në mars, vitin e kaluar ideuan një mbrëmje të përbashkët për të festuar së bashku 30 vjetorin.