Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shfrytëzuar rastin që gjatë vizitës së tij në Izrael, të takojë edhe bukuroshen izraelite dhe missin e këtij vendi, Yityish Aynaw.

Obama dhe bukuroshja Aynaw madje kanë darkuar së bashku në Jerusalem derisa presidenti amerikan ndodhej në këtë vend në vizitën e tij zyrtare.

Aynaw, një vajzë me prejardhje nga Etiopia, ka hyrë në historinë izraelite, për shkak se është bërë femra e parë me ngjyrë që është shpallur miss në këtë vend, shkruan Daily Mail.

“Ai është një gjentilmen i vërtetë. Është një njeri me klas të lartë”, ka thënë Miss Izraeli për një medium izraelit.

Ajo ka shtuar se ka mësuar për Obamën në shkollë të mesme.

“Kam zhvilluar një hulumtim për të kur isha në shkollë të mesme dhe e di se ai është shumë i fuqishëm, karizmatik dhe ka disa virtyte që nuk i kanë të gjithë njerëzit”, ka thënë ajo në deklaratën tjetër për CNN.