ROME, 22 mars 2013 – Një shqiptar kërcënoi paraditen e sotme se do të hidhej nga kupola e bazilikës së Shën Pjetrit duke përhapur panik mes vizitorëve të shumtë në Vatikan.

Shqiptari deklaroi se ishte i vendosur t’i jepte fund jetës, por pas ndërhyrjes së rojeve të Vatikanit ai ndërroi mendje dhe pranoi të ulej nga kupola.  

Mediat italiane thonë se shqiptari 49 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte deklaruar se do të ndërmerrte aktin ekstrem për probleme familjare. Mësohet se shqiptari kishte marrë një urdhër dëbimi dhe kishte precedentë penalë me akuzat “dhunë në familje” dhe “sekuestrim personi”. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/