Disa nga 12 klubet klubet themeluese të Superligës së Europës ende nuk e kanë braktisur projektin, ndonëse, praktikisht, duke e pamundur ky kompeticion të marrë jetë. Reali i Madridit, Barcelona, por edhe Milani me Juventusit zyrtarisht ende i qëndrojnë idesë për të luajtur në Superligë.
Presidenti i UEFA-s, Alexsander Ceferin, foli pikërisht për situatë, duke theksuar se klubet që nuk janë ende jashtë projektit mund të vuajnë pasojat në afat të shkurtër. Që do të thotë se asnjëra prej tyre nuk do të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm.
I intervistuar nga “Associated Press”, numri një në futbollin kontinental u dërgoi një mesazh italianëve dhe spanjollëve:
“Ata mund të vuajnë pasojat. Është e qartë se klubet do të duhet të vendosin nëse janë në Superligë opa janë klube europiane. Në rastin e parë, ata pa dyshim që nuk do të luajnë në Champions League dhe do të garojnë në kompeticionin e tyre.”
Manchester City, Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool, Tottenham, Atletico Madrid dhe Inter kanë njoftuar zyrtarisht që nuk duan më të marrin pjesë në Superligë. Këto klube ende mund të përballen me ndëshkime për “rebelim” nga UEFA në fillim të javës:
“Po presim një mendim ligjor dhe pastaj do të shohim, por të gjithë duhet të përballen me pasojat për vendimet e tyre. Ata e dinë këtë. Për mua ekziston një situatë shumë e ndryshme midis klubeve që kanë pranuar gabimin e tyre dhe thanë: “Le ta lëmë”. Të tjerët e dinë që ky projekt ka vdekur, por ata nuk duan ta besojnë atë”.
Ceferin vazhdon sulmin e tij.“Dita më e keqe ishte e shtuna, sepse atëherë kuptova se po ndodhte një tradhti e pastër, se disa njerëz na kanë gënjyer me vite. Ishte e çuditshme, sepse nuk e dija se çfarë saktësisht do të ndodhte të nesërmen. Mora një telefonatë nga tre ose katër klube, të cilët thanë:
“Na vjen shumë keq, por jemi jashtë”.Një javë me futboll të luajtur në prapavijë, pavarësisht ndeshjeve të kampionateve kryesore europiane. Debati për Superligën vazhdon.





