Punimet për sheshin “Veliera” padyshim që kanë ngjallur shumë debat në qytetin e Durrësit, më së shumti pas zbulimit të topave dhe themeleve të godinës së periudhës osmane. Shumica e qytetarëve janë kundër betonizimit të kësaj zone, për shkak të pasurisë arkeologjike që gjenden nën tokë. 

Duke marrë shkas nga kjo, urbanisti dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Ardian Muka ka “thumbuar” kryebashkiakun Dako. Ai ka postuar në rrjetin social Facebook një artikull nga "Shqipëria e bashkuar.al", që bën fjalë për zbulimin e rrënojave më të hershme aty ku janë sot termet romake në Durrës.

Zbulimi është bërë rreth një vit më parë, por Muka e ka risjellë në vëmendje duke shkruar: -“Uroj të mos e marrë vesh Vangjushi këtë lajm se e bëri gati betonimin me betonin e vet "ekologjik " .