Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur veprimin e sotëm të deputetit Flamur Noka në seancën e Kuvendit.

“Sjellja e zotit Noka ishte imponim sepse ai (për Braçen) nuk la gjë pa thënë. Gojës i thuhet kuç. Ç’ke që flet. Ti do të flasësh edhe kur flas unë edhe para meje edhe pas meje”, tha Berisha jashtë parlamentit për gazetarët, pas ndërprerjes së seancës ku u përjashtua deputeti Noka. Ai i është afruar deputetit Braçe në vendin e tij duke e qëlluar. 

Berisha ka paralajmëruar një fillim të ri të madh, me protestën e opozitës, duke iu drejtuar Ramës se “do përgjigjet për çdo të zezë që iu ka bërë shqiptarëve këto 4 vjet”.

Berisha ka marrë në mbrojtje edhe deputetin Ben Blushi duke quajtur ministrin Klosi ‘rrugaç ordiner’.

PRONONCIMI I BERISHËS

“Do të jetë fillimi i ri i madh i misionit të forcave demokratike dhe shqiptarëve për shpëtimin e mekanizmave demokratike, shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i banditokracisë. Do të jetë një lëvizje popullore, të cilën Shqipëria nuk e ka njohur që nga 20 shkurti i vitit ‘91. Do të jetë një lëvizje misionare në të cilën shqiptarët do të çmontojnë një nga një regjimin e kryebanditit Edi Rama, banditëve të tij në qeveri, vrasësve dhe trafikantëve të tij në parlament. Do të jetë një lëvizje që do iu kthejë shqiptarëve shpresën dhe besimin te vetja dhe e ardhmja. Pikërisht në këtë kulm denoncimesh, vetë ia mbath i tmerruar dhe gjen rastin që të mos ndodhet as nesër në zyrë. Por i them që kudo që të jetë, kudo që të shkojë ai do të japë llogari para shqiptarëve për çdo të zezë që iu ka bërë këto 4 vite.

Të shkojë po të dojë edhe në Australi se edhe atje do japë llogari. këto thirrje i bëj nga parlamenti sepse parlamenti është sheshi, është arena ku deputetët shprehin interesat e zgjedhësve shqiptarë pavarësisht se janë demokratë, socialistë apo parti. Këta po prishin seancën, por është në të zezë të tyren. Nuk ka shqiptar që ta kuptojë pse po prishet seanca. Ju ishit aty, kur po fliste Ben Blushi dhe Blendi Klosi nuk la gjë pa thënë si rrugaç ordiner.  Flisja unë, 2 çakej.

Fyese është sepse kur flasin ata në asnjë mënyrë nuk u ndërhyj, çfarë do që flasin, çfarë do që shprehin. ka një rregull të vjetër.

Sjellja e zotit Noka ishte një imponim sepse ai nuk la gjë pa sharë nga vendi. Kush? Erioni. Dhe unë çfarë i thashë, gores i thuhet kuç. Po ti ç’ke që flet. Ti ke të drejtë të marrësh fjalën, e fol sa të duash. Janë të tmerruar. Një fytyrë i vjen dhe një i ikën. E keni vënë re se si shkojnë nga unë. Kanë frikë se i përmend emrin. Më thoni ju mua, kudo i gjen një bandë. A nuk është mision të nxjerrësh Shqipërinë nga kanabistani. Protesta dhe lëvizja nisin sot dhe vazhdojnë. Nuk është një protestë strikte partiake, por lëvizje. T’ju lexoj sms, po shpërndahen paratë e bankave, 100 euro në Laprakë, 50 euro në një vend tjetër. I kam sms këtu. Janë të pashpresë. Misioni i protestës është historik, së pari në nxjerrjen e Shqipërisë nga kanabistani dhe megakorrupsioni i madh. Qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë në vullnetin e tyre. Ky do jetë misioni. Është fillimi i madh. Ne jemi forca demokratike dhe jam i sigurt që nga themelimi dhe deri sot opozita do ta realizojë madhërishëm”.