Deputeti i PS-së, Artan Gaçi ka folur për herë të parë publikisht pas lajmit se ai është mes 9 zyrtarëve që po hetohen nga Prokuroria në kuadër të dekriminalizmit.

Gaçi u shfaq i tronditur duke mohuar të ketë shkelur ligjin, duke theksuar se nuk marrë asnjë dënim që parashikon ligji i dekriminalizimit.

“U trondita kur prokuroria nisi hetimet dhe për mua. Gjithmonë mendoj se s’ka lidhje me shkeljen e ligjit. Fillova të shkoj në retrospektivë. Nuk kam qenë asnjëherë tip konformisti, kam zgjedhur rrugën ndryshe nga ajo që zgjidhnin të gjithë. Mos vallë ka të bëjë me reagimin tim në atë kohë në sistemin komunist. Ruaja vetëm ‘Permeson’ për të siguruar lëvizjen. Dokumentet e tjerë i dorëzova vullnetarisht. Edhe në atë periudhë kam hyrë dhe kam dalë i pajisur në mënyrë permanente. Që nga viti 1990 e deri më sot dhe të lëvizjeve të përmuajshme. Unë mund të kem qenë një nga njerëzit më shumë të kontrolluar. Filtrat e BE-së nuk mund të dështonin dhe janë më të mira ato të prokurorisë”, tha Gaçi.

“Nuk ka asnjë dënim për çfarë parashikon ligji i dekriminalizmit. Ndaj Artan Gaçit asnjë gjobë në asnjë vend të Europës”, theksoi ai.