Debate dhe tensione gjatë seancë së sotme parlamentare. Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i është afruar Erjon Braçes, në vendin e tij duke e goditur. 

Në fotlore ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, kur Noka goditi Braçen.

Ky i fundit po replikonte nga vendi me deputetin Berisha i cili po hidhte akuza të ashpra ndaj qeverisë si të lidhur me krimin.

Drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj, i ka kërkuar Nokës të largohet nga salla e Kuvendit, ndërkohë seanca momentalisht është ndërprerë.