Në një kohë që deputetët e Partisë Demokratike janë shpërndarë në zonat e tyre dhe kanë “bojkotuar” punimet e Komisioneve Parlamentare, vetëm njëra prej tyre vepron kundër rrymës.
Bëhet fjalë për ish kryetaren e Kuvendit dhe ish nënkryetaren e PD-së, Jozefina Topalli, shkruan “Panorama”.
Kjo e fundit ka qenë e vetmja përfaqësuese e opozitës në Komisionin e Punëve të Jashtme, me gjasa e vetmja opozitare e pranishme në Kryesinë e Kuvendit.
Demokratet munguan sot dhe në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, duke lënë maxhorancën që të shqyrtojë e vetme raportin vjetor të Entit Rregullator të Ujit dhe duke e shndërruar në një seancë “promovuese dhe suksesi”.
Por ajo që bie në sy është fakti se Topalli i është kthyer “fuqishëm” pjesëmarrjes në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, gjë të cilën edhe sipas procesverbaleve të mbledhjeve ajo ka “shkëlqyer” me shumë ë mungesat e saj.
Të jetë kjo një sjellje tjetër kundër vendimeve të kryetari të PD-së Lulzim Basha?!





