Në takimin e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Edi Rama i ka rrëfyer presidentit amerikan Barack Obama, premtimin që i kishte dhënë 8 vite më parë, këshilltarit të tij, Endri Fugës.

Rama foli për premtimin e mbajtur gjatë intervistës për gazetarin Sokol Balla në emisionin “Top Story”, kur u pyet se çfarë fitoi vetë Edi Rama dhe çfarë fitoi Shqipëria nga kjo vizitë.

“Besoj që Shqipëria sot ka marrë një shprehje spektakolare mirënjohjeje, mbështetjeje, miqësie ndërsa unë kam marrë një mbresë të pashlyeshme sepse e tillë është, besoj për të gjithë ata që hyjnë në këtë shtëpi të demokracisë botërore.

Është edhe një kompliment që nuk mund të neglizhohet dhe një energjizim që do të më mbajë gjatë në përpjekjet për të çuar deri në fund reformat.

Në Denver në 2008, isha bashkë me Endri Fugën dhe Fuga më thotë do Zoti fiton Barack Obama.

Unë i thashë që ky do të fitojë dhe do të bëhet President i SHBA dhe t’i do të jesh me mua kur ta takojmë në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë i treguam Presidentit mbi Denverin.”