Cristiano Ronaldo kishte treguar preferencën e tij, që të ndeshej me Benfica pas raundit çerekfinal të Ligës së Kampioneve. Deklarata e tij u bë menjëherë pas përmbysjes së Real Madridit, me tre gola të portugezit, ndërkohë që nuk ishte luajtur në Lisbonë çerekfinalja e kthimit, mes Benfica dhe Bayern Munich. Në përfundim të ndeshjes në “Da Luz”, Pep Guardiola kujton dëshirën e frustruar të sulmuesit të Real Madridit: “Unë e di se Cristiano Ronaldo kërkonte Benfica në gjysmëfinale, më vjen keq për të.”

Pavarësisht rivalitetit mes Benfica dhe Sporting Lisbona, portugezi i Real Madrid u shpreh si “patriot” në prag të çerekfinales së kthimit: “Një gjë nuk ka të bëjë me të tjera. Unë jam nga Sportingu, por si portuguez preferoj të fitojë e kualifikohet Benfica para Bayern.” Pas kalimit në gjysmëfinale, Guardiola tha se “ne jemi aty ku kemi dashur të jemi. Mendoj se kemi luajtur rregullisht me intensitet dhe kemi bërë një ndeshje të mirë.” Trajneri i Bayern Munich shtoi: “Ne e kontrolluam lojën, por goli i Jimenez na ka vënë në vështirësi. Goli i barazimit, shënuar nga Arturo Vidal, na ka ndihmuar shumë. Pastaj kemi kontrolluar gjithçka, pa shumë probleme.”

Guardiola, i cili do të jetë për herë të shtatë në gjysmëfinalen e Champions-it, tha për rivalin: “Benfica është një ekip i fortë, që nuk mund të llogariste disa lojtarë të rëndësishëm. Ne na ka ndodhur e njëjta gjë sezonin e kaluar.”