Gjykata e Lartë e ka shpallur të pafajshëm ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj.
Prokuroria e Tiranës kërkoi 1 vit burg për Tafajn, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, akuzë kjo e lidhur me kohën kur ka qenë ministër i Arsimit për periudhën 2009- 2013.
Sipas organit të akuzës, ish-ministri, në kundërshtim të hapur ka akredituar programe studimi të universitetit “Vitrina”. Ai u akuzua se akreditoi 8 programe studimi në një kohë që Këshilli i Akreditimit nuk i kishte pranuar, pasi “ Vitrina” nuk plotësonte asnjë nga kriteret për t’u hapur këto programe.





