Dy të rinj në Korçë kanë qëlluar njëri-tjetrin me thikë pas një debat për garën mes qenve të tyre. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Malin e Moravës dhe ka për protagonistë Majkëll Jakovën, 25 vjeç dhe Tomi Mishën, 32 vjeç.

Sipas Panoramws, fillimisht dy të rinjtë e kanë nisur si një garë normale për të treguar se cili qen ishte më i stërvitur por situata ka precipituar dhe ka dale jashtë kontrollit duke degraduar deri në përdorimin e thikës. Tomi Misha, pronar i lokalit në malin e Moravës nuk është një emër i panjohur.

Ai ka qenë protagonisti i videos së bujshme të një viti më parë ku u përplas me ish-Drejtorin e Policisë në Korçë, Arben Hyseni duke e akuzuar atë dhe dy efektivë të policisë për dhunë fizike. Burime pranë spitalit të Korçës konfirmuan se Misha ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në reanimacion në gjendje kritike.