Kryeministri i vendit Edi Rama është pritur sot në zyrat qendrore të Bankës Botërore nga Presidenti Jim Yong Kim.
Jim Yong Kim gjatë takimit me kryeministrin Rama ka deklaruar se ndjehet optimist për ecurinë e reformave në Shqipëri.
“Konsideratat më të larta për lidershipin e Ramës, për punën e qeverisë. Është një fazë ndryshimesh historike në Shqipëri dhe rajon.
Ndërsa kryeministri Rama ka kërkuar që Banka Botërore të jetë katalizator i zhvillimit të rajonit të Europës Juglindore. “Bashkëpunimi rajonal, kritik për zhvillimin e Ballkanit. E ardhmja e rajonit i përket BE”.
Në lidhje me këtë takim Rama shkruan në Twitter. Duke e quajtur një takim inkurajues, Rama thotë që se ka marrë fjalë të jashtëzakonshem nga kreu i BB-së për reformat. “Flm Presidentit të Bankës Botërore @JimKim_WBG për takimin shumë inkurajues dhe fjalët e jashtëzakonshme për reformat tona e rolin në rajon”.





