Një ndër lajmet që mori dhenë dje në portalet online dhe rrjetet sociale, ishte ai i gruas nga Bulqiza që kishte dhunuar burrin e saj, dhe pas tij, i preu organin gjenital të dashurit.
Sot, “Jeta osh qef” dhe mediet online kanë publikuar foton e gruas në fjalë. Thuhet se ajo quhet Gëzime Lleshi dhe është 33 vjeçe. Mbiemri Lleshi që ajo po përdor aktualisht është i vajzërisë, pasi Gëzimja është divorcuar nga burri i dytë. Në martesën e parë ajo mbante mbiemrin Xheka, ndërsa nga e dyta mbante mbiemrin Hoxha. Gëzimja kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë me të cilët banonte aktualisht. Njëra nga vajzat e saj vuante nga epilepsia.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Gjeologu” të Bulqizës, ku shtetasi H.B. ka shkuar në banesën e Gëzimes, e cila e ka goditur 49-vjeçarin me mjete prerëse në trup dhe në pjesët intime. Thuhet se autorja i ka telefonuar gruas së personit të lënduar dhe i ka thënë që të shkonte ta merrte të shoqin se do ia priste organet gjenitale.






