Sali Berisha, Roland Keta, Arben Ristani dhe Edi Paloka nga PD-ja, bashkë me Erion Braçen nga PS-ja rrezikojnë përjashtimin nga Kuvendi për fyerjet dhe përplasjet në seancën e kaluar parlamentare.
Pas incidentit në seancën e kaluar parlamentare, ku deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Roland Keta tentuan të godasin deputetin Erjon Braçe, teksa replikonte me ish kryeministrin Berisha me një fjalor denigrues, pritet të jepen edhe masat disiplinore. Për këto masa do të mblidhet Byroja e Kuvendit, raporton balkanweb.
Partia Demokratike kërkon përjashtimin e deputetit të PS-së Erion Braçe, ndërsa Partia Socialiste kërkon të përjashtohet Berisha, Ristani, Paloka, Keta. Në seancën e fundit parlamentare, nuk munguan fyerjet me fjalët: “Qen, buçe, këlysh”.





