Kryeministri Edi Rama u prit me protesta në New York, ndërsa hynte në Muzeun Hebre, ku u zhvillua dje ceremonia e takimit të tij me diasporën shqiptare në SHBA, raporton "dritare.net".
Në fillim të aktivitetit, një grup ambientalistësh shqiptarë dhe amerikanë, po protestonin me pankarta ne duar “EDI RAMA NO HYDROPOWER IN VALBONA”.
Të pyetur nga dritare.net, ata u shprehën kundër projektit të ndërtimit të hidrocentraleve përgjatë rrjedhës së Lumit të Valbonës në Tropojë.
Kjo protestë e mbajtur ditën e djeshme, jashtë dyerve të muzeumit “Museum of Jewish Heritage,” në New York ishte në vazhdim të protestave që u mbajtën në të njëjtën ditë në Tiranë përpara Kryeministrisë dhe Tropojë.





