*Në video një ndër hedhjet me parashutë të Armand Qorrit në Llogara

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 28­ vjeçari shqiptar që jetonte me familjen e tij në Emiratet e Bashkuara. Viktima mësohet se është është Armand Qorri, me origjinë nga Vlora, ndërsa humbi jetën gjatë hedhjes me parashutë në Dubai.

Mësohet se i riu humbi kontrollin e parashutës dhe ra në një zonë malore. Nga rënia, Qorri u përplas me kokë në shkëmb. Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, ai ndërroi jetë 30 minuta më pas nga plagët e rëndë që kishte marrë në kokë.