Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon vajzën e gruas së kreut të qeverisë, Edi Rama. Në faqen e tij në Facebook Berisha poston disa foto të cilat sipas tij, tregojnë ndërtimin e 4 kullave tek sheshi “Skënderbej”.

Sipas Berishës, kullat po i ndërton kompania 51N4E, tek e cila thotë se është e punësuar vajza e gruas së kryeministrit. Berisha shtoi se e njëjta studio ka projektuar edhe shtëpinë e kryeministrit Rama në Surrel.

Postimi i Berishës

Album me tre foto që tregojnë se:

Foto Nr 1 kater kullat qe do ndërtohen ne sheshin “Skënderbej” sipas faqes zyrtare të kompanisë 51N4E qe ka bere projektin.

Foto Nr 2 dëshmon se Rea Xhillari, vajza e znj Linda Rama është e punësuar dhe paguhet në borderonë e kompanisë 51N4E. Edhe kjo sipas faqes zyrtare te kompanisë.

Foto Nr 3, Sarajet e Edi Ramës në Surrel të projektuara nga e njëjta kompani”