Partia Demokratike kërkon nga kryeministri Rama informacion dhe transparencë në lidhje me masat e marra për pritjen dhe trajtimin e shtetasve iranianë, ish-anëtarë të organizatës MEK.

Duke e vlerësuar partneritetin strategjik me SHBA dhe duke garantuar mbështetjen maksimale të objektivave të përbashkëta,

PD e konsideron këtë si një çështje të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare, zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka, ka depozituar sot në kuvend kërkesën për informacion për masat e marra, për kapacitetet pritëse, për standardet e ofruara, për trajtimin e tyre.

PD kërkon gjithashtu numrin e saktë të personave të mbërritur, sa pritet të vijnë dhe afatet kohore. A e kanë statusin e refugjatit, a janë regjistruar lëvizjet e tyre, etj.