Viktima i gjetur mëngjesin e sotëm pa jetë buzë lokalit është vëllai i Gentjan Beqirit, i cili u ekzekutua në banesë në vitin 2012, teksa ruhej nga policët, pasi ishte nën arrest shtëpie, shkruan “Panorama”.

Ndërsa rreth 1 orë më vonë, po atë ditë gjeti vdekjen i ati pas një infarkti të pësuar nga tronditja.

Gentjan Beqiri, njihej edhe me emrin Ardian Meta. Mbi 35-vjeçarin e ekzekutuar rëndonin disa akuza, mes të cilave edhe ajo për vrasjen e një biznesmeni elbasanas disa vite më parë.

Efektivët e policisë kanë neglizhuar ruajtjen e viktimës, ndërsa ekzekutorët kanë hyrë në shtëpi duke e qëlluar Gentjan Beqiri për vdekje në krevat. Policët u vunë në akuzë dhe u arrestuan vetëm një ditë pas ngjarjes.