Deputeti socialist, Koço Kokëdhima ka reaguar ndaj veprimit të
aktivistëve demokratë që fshinë parullat komuniste, në fshatin Kudhës, pranë zonës turistike të Qeparosë. “Ato parulla janë bërë me paratë e popullit. Shkatërrimi i tyre është marrëzi, sepse i shërbejnë turizmit”, u shpreh deputeti i qarkut Vlorë, Koço Kokëdhima.
Ditën e djeshme, anëtarët e PD-së së Vlorës mbuluan me të bardhë parullat që i thurnin lavde epokës së diktaturës.





