Ka përfunduar numërimi i votave në Lezhë, ku 97.5 për qind e anëtarëve të PS-së i janë përgjigjur me “Po” pyetjes së referendumit: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është zgjedhur kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”.

Numërimi i votave në këtë qark përfundoi rreth orës 17:15. Nga 1906 anëtarë të PS-së të regjistruar nga ky rreth kanë votuar 1555. 1468 anëtarë kanë votuar me “Po”, ndërsa 43 i janë përgjigjur me “Jo” pyetjes së referendumit.