Kryeministri Edi Rama e ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër kandidatit të nominuar për President të SHBA-së, Donald Trump duke thënë për të që është kërcënim.
Madje, kreu i qeverisë shkoi deri aty sa deklaroi se në qoftë se ndodh kjo, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike mes shqiptarëve dhe amerikanëve.
Por sërish Rama është lutur që Trump të mos zgjidhet në këtë post. “Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për President”, ka thënë Rama gjatë një interviste në “Klan Kosova”.





