Islami: Rama me ministrat orgji në klube nate
Deputeti socialist i konvertuar në demokrat, Kastriot Islami, vjen me një status tepër goditës në FB. Islami duket se është revoltuar së tepërmi nga lajmi i mëngjesit se tatimet u kërkonin llogari bizneseve për uljen e xhiros.
Nisur nga kjo, deputeti shkruan se asnjë (referuar Ramës me ministrat) nuk di aritmetikë që nga fillorja, nuk kanë mbaruar financë dhe as ja kanë idenë menaxhimit. Ndërsa, shkon deri aty sa thotë se ata kalojnë dreka e darka në hotele luksoze, deri në orgji në klube nate.
"Oh sa mirë me qenë injorant…! Sektologët ju përfaqësojnë! As kryeministri, as ministri dhe as grenxa nuk kanë lidhje me financat…s'dinë as aritmetikë që nga fillorja, as kanë mbaruar për financa, as kanë idenë nga menaxhimi…VAJMEDET… Tallen me të gjithë, me qytetarët, me bizneset, me të papunët, me të sëmurët, me pensionistët, …dhe pasi mbarojnë shfaqjen ditore në televizion…nisin qejfet javore brenda vendit dhe fundjavoret jashtë shtetit, me cartera, në hotele luksoze, me dreka e darka deri orgji në klube nate…VAJQAMET..", shkruan Islami në Fb.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Marsi ndez pasionin! Zbuloni se si ky muaj do të ndryshojë gjithçka në dashuri për këto dy shenja të zodiakut
Vetëm me dy foto të duarve, mund të zbuloni një çrregullim shëndetësor të rrallë
“Po paguajnë për 47 vite shkatërrim që shkaktuan”/ Trump ndaj Iranit: Lufta po shkon jashtëzakonisht mirë
Meloni i thotë “Jo” përfshirjes në luftë/ Parlamenti italian miraton rezolutën e Lindjes së Mesme, Kryeministrja: Taksa shtesë për ata që…





