Trajneri i Mançester Sitit, Manuel Pelegrini i ka kërkuar lojtarëve të tij të lënë pas gabimet qesharake në ndeshjen kundër PSG-së dhe të kualifikohen në Angli në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.
Siti ka barazuar të martën në mbrëmje në Paris 2-2 në një ndeshje ku gabimet nga mbrojtjet përkatëse kanë qenë elementare dhe të shumta. Pelegrini e ka marrë mjaft mirë barazimin në Paris, por ka urdhëruar ekipin të mos përsërisë atë çfarë ka bërë në fushë nëse dëshiron të shkojë më tej në Champions.
“Në pjesën e parë kemi bërë gabime që nuk mund të tolerohen në të tillë kompeticione dhe për më shumë në këtë fazë. Për fat të keq goli i dytë i PSG-së ishte offside. Por e rëndësishme është që skuadra diti të reagojë dhe nuk u shthur. “Por nëse duam të shkojmë më tej nuk duhet ta dh…… Unë vazhdoj të mendoj se dhe pas këtij barazimi ne nuk jemifavoritë”- ka thënë Pelegrini.