Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar pas akuzave të Berishës dhe pikëpyetjes së ngritur nëse helikopteri i rrëzuar dje po transportonte mermer për rezidencën e saj në Vermosh.
Ministrja i quan politikë të hienave, që u vërsulën të shqyejnë të vdekurit për të ushqyer partinë e baltës, ende pa u varrosur dy djemtë që humbën tragjikisht jetën në aksidentin e djeshëm.
“Ka një shprehje populli për rastin kur të vinë përballë krijesa të tilla të errësirës: Të kam lënë Zotin se me ty s’merret dot robi! Ndërsa për këto hiena politike unë mund të them vetëm se ia kemi lënë popullit sovran të shohë e të dëgjojë e të gjykojë për ta!”, shkruan Kodheli.
Reagimi i plotë i ministres Mimi Kodheli:





