Ish-kryeministri Sali Berisha ngre dyshime mbi ngjarjen tragjike që ndodhi dje në Shkodër, ku dy pilotë humbën jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit ushtarak.
Autoritetet nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e rrëzimit, ndërsa Berisha shkruan se me sa duket helikopteri po transportonte mermer për në rezidencën malore në Vermosh të ministres Mimi Kodheli!
“Në rast se kjo është e vërtetë, kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar shtetëror. Qeveria po bën gjithçka për të fshehur shkakun e vërtetë dhe rrethanat e rrëzimit të helikopterit, pra për t’i mbuluar me heshtje dhe për t’i lënë ato në fund të liqenit”, shkruan Berisha.
Sipas tij, gazetari Elvis Nabolli që jep këtë lajm në FB-un e tij, kërcënohet me jetë dhe detyrohet të heqë statusin nga FB, ndërkohë që neo-bllokmeni Ilir Beqja kërcënon fizikisht gazetarin e “Zërit të Amerikës” në spital tek i plagosuri.






