Gianni Infantino është i përfshirë në skandalin e zbuluar nga Panama papers.
Presidenti i ri i FIFA’s, Gianni Infantino është duke u akuzuar se ka të bëjë edhe ai me skandalin e fundit të Panama Papers, shkruan BBC. Infantino kishte nënshkruar një kontratë me dy persona Hugo and Mariano Jinkis për shitjen e të drejtave televizive të Ligës së Kampionëve, e cila menjëherë është shitur për trefishin e kësaj shume. Kontrata ishte nënshkruar në vitin 2006, kur infantino ishte Drejtor i UEFA’s. Megjithatë, UEFA mohon se Infantino ka të bëjë me këtë çështje, pasi insistojnë se ata kurrë nuk kanë nënshkruar kontratë me personat e përmendur.