Leo Messi është i pafajshëm dhe nuk ka të bëjë asgjë me akuzat për evazion fiskal.
Familja e Leo Messit ka reaguar me një deklaratë për media, ku mohojnë se Messi është i përfshirë në raportet e fundit të cilat e lidhin atë me pastrim të parave. Ata thonë se të gjitha akuzat kundër tij janë të rreme dhe se ata po e shqyrtojnë mundësinë që të padisin të gjitha mediat që kanë shkruar.“Lionel Messi nuk ka kryer asnjë aktivitet për të cilin flitet dhe këto janë akuza të rreme, të cilat kanë të bëjnë me evazion fiskal dhe krijimin enjë rrjeti të pastrimit të parave”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga familja Messi. Ata insistojnë se kompania për të cilën është bërë fjalë, Mega Star Enterprises është joaktive e cila kurrë nuk ka pasur fonde në llogari rrjedhëse. Edhe Barcelona i ka shprehur mbështetje të plotë Leo Messit dhe familjes së tij. Barcelona i është kundërpërgjigjur Panama Papers, e cila ka akuzuar Leo Messin për evazion fiskal dhe pastrim parash. Ata kanë shprehur bindjen se Messi është i pafajshëm, duke treguar mbështetjen e tyre për Leo Messin dhe familjen e tij.
“Që nga momenti i parë kur Panama Papers ka akuzuar Leo Messin, FC Barcelona i ka dërguar mbështetjen Messit dhe tërë familjes së tij”, thuhet në komunikatën e Barcelonës