Këto janë pamjet që vijnë sot nga zona e Plazhit në Durrës. Me nisjen e punimeve për ristrukturimin e rrugës “Pavarësia”, sot është bllokuar një korsi dhe për lëvizjen e automjeteve vajtje – ardhje, shërben vetëm korsia tjetër.

Kjo ka sjellë dhe një kaos të vërtetë duke e rënduar trafikun e makinave, siç shihet dhe nga pamjet më poshtë që përcjell gazetarja e “DurrësLajm”.