“Me brekë apo pa brekë, qytetarët kanë nevojë për shërbim, punë, transparencë, rend dhe përgjegjshmëri politike dhe qytetare.”
Kështu e nis reagimin e tij në “Facebook”, kreu i PD-së së Durrësit Osman Stafa, i cili është revoltuar pas trafikut të rënduar që u përball zona e Plazhit të dielën, si pasojë e nisjes së punimeve për ristrukturimin e rrugës “Pavarësia”.
Pushues të shumtë zgjodhën bregdetin e Durrësit për të kaluar ditën, ashtu siç ndodh zakonisht në fundjavë me mot të mirë, por u ballafaquan me radhë të gjata makinash, duke qëndruar për minuta të tëra në trafik. Duke bërë lidhjen me afrimin e sezonit të plazhit, reagimit të tij Stafa i bashkangjit dhe 3 foto, në njërën të cilave është kryeministri Rama nudo në një nga plazhet e Francës, foto e shumë viteve më parë.
“Kush po tenton me çdo kusht t’i largojë pushuesit nga Durrësi? Përse e urreni kaq shumë këtë qytet të bekuar nga Zoti?”, është shqetësimi që ngre Stafa, i cili thekson se do të vijojë me denoncimet në Prokurori dhe KLSH.
Statusi i plotë i Stafës:





