Kryeprokurori Adriatik Llalla është nisur në një vizitë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të diskutojë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të hetojë politikanët shqiptarë, për krimin e organizuar dhe për luftën kundër terrorizmit.
Mësohet se Llalla do të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë të FBI-së, të specializuar për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e trafikut të drogës.
Llalla në këtë vizitë shoqërohet nga i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.
Ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar se Byroja do të jetë njësoj si FBI në SHBA dhe financohet nga Uashingtoni.





