Protesta e zhvilluar dje te Liqeni kundër ndërtimit të parkut të lojërave ishte plot me përplasje dhe incidente. Një i tillë është regjistruar edhe mes ish-drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha, dhe një fotoreporteri të gazetës “Dita”.
Siç raporton vetë gazeta, në momentin e shpërndarjes së protestuesve, Hoxha i është drejtuar fotoreporterit me fjalët: “Largohu që andej se ta marr aparatin ta fus në grykë”.
Ky nuk është rasti i parë i përplasjeve të Hoxhës me qytetarë. Raste të ngjashme kanë ndodhur shpesh gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor.





