Avokati dhe deputeti Spartak Ngjela ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fabul interesante gjermane dhe mjaft domethënëse, të cilën ai thotë se ia ka dërguar një miku i tij nga Gjermania. Në fabul vihen në pikëpyetje mënyrat se si funksionojnë sot sistemet politike.

Ja çfarë shkruan Ngjela:

Fritzi i vogël u kthye ne shtëpi dhe i tha babait: “Kishim politikë në shkollë, por nuk e kuptova”.
“Thjesht, i tha i ati… Unë sjell në shtëpi të ardhurat, jam kapitali. Mamaja administron, është qeveria. Gjyshi që kontrollon, është sindikata. Ana, që është pastruesja, është klasa punëtore, vëllai i vogël, është e ardhmja. Fli sonte dhe më thuaj nesër…. çfarë nuk kupton”.
Natën, qan vëllai i vogël, djali ngrihet dhe shikon. E ëma është në gjumë, babai që bënte sex me pastruesen, dhe gjyshi që i shikonte nga dritarja… Të nesërmen e pyeti i ati, "Fritz, e kuptove si funksionon sistemi ?” “Po”, i tha djali. Kapitali po shfrytëzonte klasën punëtore. Sindikatat po bënin sehir. Qeveria flinte gjumë. E ardhmja, e mbetur jetime…”