Deputetja Mesila Doda, e cila sot ka kaluar zyrtarisht me PDIU, ka folur në një media për zhvillimet politike në vend. Doda është ndalur edhe tek vendimi i saj, duke thënë se as nuk zgjodhi kjo PDIU, dhe as e kundërta. Sipas saj, bashkëpunimi me këtë forcë politike ishte një rrugëtim i nisur kohë më parë.
"Bashkëpunimi me PDIU ishte një rrugëtim i përbashkët, i nisur shumë kohë më përpara. Nuk është se më zgjodhi, apo e zgjodha. Rama ka një problem të madh me historinë, kush futet në histori dhe kush jo. PDIU mbron fort çështjen kombëtare. PDIU s'ka asnjë lidhje me të majtën, përkundrazi është e vendosur në qendrën e së djathtës. Të gjithë shqiptarët që janë arratisur para viteve '90 nuk e marrin dot nënshtetësinë si tjerët. Ky është një diskriminim. Është e padrejtë, atdheu mohon bijtë e vetë", ka thënë Doda.





