Deputetja Mesila Doda i është bashkuar zyrtaisht kësaj të shtune PDIU-së. Doda ishte një deputete e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë, që prej largimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Por paraditen e sotme, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU-së, kreu i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi, prezantoi afrimin e ri.
“Unë jam i bindur që Mesila do të jetë një forcë e shtuar e kauzës tonë”, u shpreh Idrizi.
Ndërsa deputetja Doda tha se “Për shumicën prej jush, prania ime në këtë sallë nuk është e panatyrshme”.
Mesila Doda u largua nga Partia Demokratike pas përplasjeve të forta që pati me liderin Lulzim Basha.





