Këngëtari Klevis Bega i njohur, si Kastro Zizo, po përgatitet për pjesëmarrjen në spektaklin e ri të
Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut “Your face sounds familiar”, duke qenë konkurrenti i dytë i pas Rozana Radit. Por një foto e postuar në facebook, e komentuar si foto nga një moment seksual i tij u bë hit në internet.

Ai vetë thotë se ka qenë thjesht duke pozuar në prani të një shoqeje, ndërsa ishte duke pikturuar tatunë e tij të re në krah, pasioni i tij i veçantë. Babai i një djali dhe një vajze nga dy martesat e tij tregon se si e përdor trupin, mbi 15 tatutë që ka dhe pse e tërheqin femrat me figura në fzik.

Një foto që postove së fundmi në facebook u shndërrua në hit të rrjeteve sociale. Kush ishte vajza me ty?
Një shoqe.

Ishe duke bërë seks?
Jo. Isha duke bërë një tatu.

Çfarë tatuje?
Në krah. Është një pemë, njerëz… gjëra.

Sa tatuazhe ke deri tani në trup?
Shumë. Mbi 15.

Në pjesë intime ke?
Po, një.

Kur e bëre tatunë e parë?
Kur isha 13 vjeç.

Me këtë ritëm ndoshta një ditë do e mbulosh trupin me to. Kaq shumë të pëlqejnë?
Ndoshta. Pastaj nuk është se më pëlqejne shumë, por çdo tatu ka copëzën e vet të kujtimeve dhe të
një kohe të mirë apo të keqe që ka kaluar.

Mendon se të bëjnë të dukesh seksi në sytë e femrave?
Ku di unë, pyesni ato.

Ty të pëlqejnë femrat me tatu?
Po.

Gërmat e cilës ish-partnere ke në trup?
Kurrë s’do e bëja.

Seksin si e konsumon?
Si variant ëmbëlsire me çokollatë. Ha vetëm 1 copë pas pjatave të para, që presupozohet të jenë
dashuria.

Ti zgjedh trupin, shpirtin apo mendjen të femra?
Trupi dhe mendja bëjnë shpirtin për mua.

Femrat s’të kanë munguar deri tani. Çfarë i tërheq tek ti?
Mbase mendja ime, mbase largimi nga realiteti që u mundësoj. I çoj ku të duan ato.

Je i mirë në seks domethënë?
Kështu thonë./Story.al