“Nëse Donald Trump zgjidhet president, është fatkeqësi vetëm e shtetit amerikan”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama mbrëmë në emisionin “Zululand”, teksa fliste për rrezikun e terrorizmit dhe krizën e refugjatëve.
“Trump dëshiron të fitojë me çdo kusht duke “blerë” kapitalet njerëzore edhe duke i cilësuar myslimanët terroristë. Mjafton të dalë një person të flasë kundër myslimanëve dhe të gjithë emocionohen, duke krijuar ngazëllim te Maria Le Pen në Francë apo të tjerë që nuk përfaqësojnë vlerat tona të përbashkëta europiane. Donald Trump do të jetë një fatkeqësi për amerikanët nëse zgjidhet”, tha Rama.





