Ish kryeminsitri Sali  Berisha i ka  kërkuar presidentit Bujar Nishani të marrë të gjitha masat për të shprehur qëndrimin e tij ndaj asaj që Berisha e quajti "grusht kushtetues". Refuzimi  i mazhorancës për të dërguar në Gjykatë Kushteteuse mandatin e  deputetëve socialistë Rakip Suli dhe Valentina Leskajt, sipas Berishës, e ka kthyer parlamentin në bastion të krimit dhe kusarëve në pushtet, ndaj duhet shkrirë menjëherë.

"Kjo nuk ekziston në Kushtetutën tonë dhe unë nuk mund të them se Presidenti i Republikës e ka këtë kompetencë, por presidenti duhet të konsultohet gjerësisht me të gjithë jursitët me të mirë të vendit për të marrë këshillën dhe për të shprehur qëndrimin ndaj këtij akti antikushtetues, ndaj këtij grushti shteti që ka konsumuar parlamenti," – tha Berisha.

Senaca e sotme plenare u zhvillua nën zhurmën dhe tentativën e opozitës për të bllokuar punimet. Me argumentin se kryeministri po mbron kriminelët dhe shkelësit e Kushtetutës, deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit, por pa mundur  të ndërpresin përfundimisht punimet e seancës, pasi deputetët e mazhorancës i diskutuan projktligjet nga vendi.