Deputeti socialist Erjon Braçe ka filmuar momentin nga salla e Kuvendit, teksa demokratët qëndronin më këmbë te foltorja duke bllokuar punimet e seancës.

“Kësaj i thonë t’i biesh me dorë – o bidon”, shkruan Braçe.

Gjatë seancës së sotme plenare, në Kuvend ka pasur tensione, sepse opozita këmbëngul në dërgimin në Gjykatën Kushtetuese edhe të dy deputetëve të tjerë, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.