Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën plenare të sotme me një minutë heshtje, në nder të viktimave të vrarë më 22 mars nga sulmet terroriste në Bruksel.
Kreu i Kuvendit Ilir Meta, tha se këto sulme makabre duhet të shërbejnë që Evropa të jetë e bashkuar kundër terrorizmit për ta fituar këtë betejë.
“Ky makabritet na motivon edhe ne më shumë për të shtuar kontributin tonë për ta fituar këtë betejë deri në fund, se terrorizmi s’mund të ketë vend në Evropë”, tha Meta gjatë çeljes së seancës.





