Gjatë ditës së sotme, opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakort sa i përket diskutimeve për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas disa diskutimeve në mbledhjen e komisionit parlamentar të reformës në drejtësi, palët kanë rënë dakort që Byroja Kombëtare e Hetimit të jetë në varësi të Prokurorisë.
Në këtë mënyrë, Partia Socialiste ka hequr dorë nga drafti i ardhur nga qeveria, sipas të cilit Byroja Kombëtare e Hetimit do të ishte në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Partia Demokratike i kishte kundërshtuar këtë propozim, duke sjellë si alternativë dy variante: Byroja Kombëtare e Hetimit në varësi të Prokurorisë ose si një institucion më vete.
Marrëveshja politike për krijimin dhe varësinë institucionale të Byrosë Kombëtare të Hetimit u arrit edhe me ndihmën e ekspertëve të huaj.





