Periudha e gjatë e dëmtimit në gju të lojtarit Mërgim Mavraj, është lënë pas krahëve nga mbrojtësi 29-vjeçar dhe tashmë ai është edhe një herë pjesë e kombëtares shqiptare. Lojtari i Këlnit foli në një konferencë për shtyp në lidhje me miqësoret ndaj Austrisë dhe Luksemburgut duke nënvizuar se tashmë koha e festimeve ka përfunduar dhe fillon puna për finalet e Europianit.
Futbollisti nga Istogu i Kosovës shprehu gjithashtu besimin se kuqezinjtë e kanë potencialin për të befasuar edhe në “Euro 2016”.
Ndërkohë, Sokol Cikalleshi i cilësoi si mjaft të rëndësishme miqësoret e radhës dhe theksoi se lojtarët janë gati bëjnë maksimumin për ti marrë më të mirën dy takimeve në fjalë.
Përballjet miqësore ndaj Austrisë dhe Luksemburgut janë edhe të fundit në periudhë kampionati, përpara startit të evenimentit më të rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar.